Pyetja 4: Lexoje suren dhe komentoje suren el-Kariah!

Përgjigjja: Surja el-Kariah dhe komentimi i saj

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

1. Gjëmimi i tmerrshëm! 2. Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm? 3. Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i

tmerrshëm? 4. Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara, 5. kurse malet si leshi i shprishur. 6. Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në

peshore, 7. ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet). 8. E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë

në peshore, 9. Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit). 10. Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)? 11. Ajo është një Zjarr i vrullshëm. (Surja el-Kariah: 1-11)

Komentimi:

1) Çasti, llahtaria e të cilit trishton zemrat.

2) A e dini se çfarë është ky çast nga i cili u trishtuakan zemrat?

3) E kush të ka mësuar ty, o Pejgamber, për këtë çast prej të cilit zemrat trishtohen? Është dita e kiametit.

4) Ditën kur të ndodhë gjëmimi zemrat e njerëzve do të jenë si flutura të shpërndara,

5) kodrat do të jenë si lesh i shprishur.

6) Sa i përket atyre që veprat e tyre të mira peshojnë më rëndë se veprat e tyre të liga,

7) ata do të kenë jetë të begattë dhe lumturi në xhenet.

8) Ndërsa ata që veprat e tyre të këqija peshojnë më rëndë se veprat e tyre të mira,

9) vendqëndrimi i tyre do të jetë xhehenemi.

10) E ti pejgamber, nga e di se çfarë është xhehenemi?

11) Është zjarr shumë i ndezur dhe me temperaturë të lartë.